AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale
AAK-Qendra-3-1
20/04/2026 - 18:39
Linku u kopjua

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të domosdoshme për trajtim institucional.

Në një deklaratë zyrtare, AAK thekson se kërkesat e paraqitura nga veteranët në komunikimin e datës 20 shkurt 2026 duhet të adresohen pa vonesa dhe me prioritet nga institucionet e vendit.

“Lufta Çlirimtare dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë përbëjnë një themel të panegociueshëm të shtetësisë dhe rendit demokratik. Çdo përpjekje institucionale duhet të jetë në përputhje me këtë realitet historik dhe moral”, thuhet në deklaratë.

Grupi Parlamentar i AAK-së ka renditur tri kërkesa kryesore që mbështet:

•          Miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

•          Vendosjen e pensioneve të veteranëve në nivelin e pagës minimale

•          Zbatimin e plotë dhe pa vonesa të ligjit ekzistues

AAK bën të ditur se do të angazhohet për trajtimin prioritar të këtyre çështjeve në Kuvend, duke ftuar njëkohësisht të gjitha forcat politike për mbështetje të përbashkët.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026