AAK dënon ekspozitën në Prishtinë për shtrembërim historie
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK dënon ekspozitën në Prishtinë për shtrembërim historie
ekspozita
28/03/2026 - 21:35
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dënon ashpër ekspozitën në Prishtinë e cila me vetëdije të plotë tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit.

Sipas një reagimi, AAK tha se përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre.

“Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më tej thuhet se veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i kërkojë llogari Kryetares së Kuvendit për sqarim të plotë se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin skandaloz të kësaj ekspozite.

“Përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm duhet të thirren në përgjegjësi”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në fund, AAK thekson se autori i kësaj ekspozite, Shkelzen Gashi është ish-këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti, çka e bën edhe më shqetësues faktin që narrativa të tilla janë promovuar edhe nga individë që janë pjesë e strukturave të Qeverisë Kurti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t'i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026