Rama: Protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit dhe dhunës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: Protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit dhe dhunës
Protesta rama
02/07/2026 - 16:20
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi sot ndaj akteve të dhunës gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas tij, protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit dhe dhunës.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Jashtë mjediseve të Kuvendit, ndërsa deputetët hynin për nisjen e seancës plenare u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Fillimisht protestuesit hodhën miell dhe vezë në drejtim të makinave të deputetëve.

Protestuesit u përplasën po ashtu me forcat e policisë, duke hequr edhe një pjesë të gardhit metalik.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt policisë, ku për pasojë kanë pësuar lëndime dy efektivë, raporton ATSH.

Policia iu përgjigj përpjekjeve për heqjen e gardhit me spraj djegës. Raportohet se disa protestues janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026