Trump për naftën amerikane: Më e mira dhe më e ëmbla në botë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump për naftën amerikane: Më e mira dhe më e ëmbla në botë
TRump
Foto Arkiv
11/04/2026 - 16:23
Linku u kopjua

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një numër i madh cisternash nafte, aktualisht të zbrazëta, janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara për t’u furnizuar me naftë dhe gaz amerikan.

Trump ka shkruar se, SHBA disponon rezerva më të mëdha nafte se dy ekonomitë e tjera më të mëdha të naftës së bashku, duke shtuar se cilësia e saj është më "të ëmbël" kudo në botë, transmeton KosovaPress.

“Një numër i madh cisternash nafte plotësisht të zbrazëta, disa nga më të mëdhatë kudo në botë, po shkojnë, pikërisht tani, drejt Shteteve të Bashkuara për t'u ngarkuar me naftën (dhe gazin!) më të mirë dhe më "të ëmbël" kudo në botë. Ne kemi më shumë naftë se dy ekonomitë e tjera më të mëdha të naftës së bashku - dhe cilësi më të lartë. Ju presim.”, shkruan Trump në Truth Social.

Reagimi I Trump vjen në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me luhatje dhe kërkesë të lartë, ndërsa SHBA synon të forcojë pozicionin e saj si një nga furnizuesit kryesorë në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026