Pesë ditë pas, janë hequr nga sheshet e kryeqytetit tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Kjo pasi që janë vërejtur pasaktësi në përmbajtjet e të dhënave të paraqitura në dy anët e sheshit.
Mëngjesin e sotëm, ekipet e kryeqytetit kanë ndërmarrë këtë aksion për largimin e tabelave të ekspozitës.
“I kom përjetuar me shokë e dashamirë, krejt çka i kom pas atje. Edhe kjo ekspozitë që e ka qitën në reklamë, nuk përputhet në atë kuptimin me të dhënat e sakta të masakrës së Dubravës. Ne e kemi përjetuar live këto. Çdo send që kemi pas, kanë qenë paramilitarë që kanë kryer krimin e parë në atë kuptimin, që e kanë bo masakrën e Dubravës mbi 144 janë të vrarë, dhe 200 e diçka janë të plagosur, pa këmbë, pa veshë, pa sy, e pa krejt”, ka thënë ai.
Sipas materialeve në këtë ekspozitë thuhej se ka pasur të burgosur të armatosur, për çka Ballovci thekson se “me pas qenë të armatosur e kishim shpëtuar vetën”.
Braha tha se nuk kanë qenë të informuar se ekspozita përmban pasaktësi të tilla.
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshet e Prishtinës, mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, madje disa qytetarë kanë dal duke fshehur të dhënat e pasakta për viktimat në Burgun e Dubravës dhe ato në Krushën e madhe.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka thënë se “Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”.
Për të gjitha këto reagime, organizatori i kësaj ekspozite, Shkëlzen Gashi tha se “Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Law Center (HLC), e udhëhequr nga Natasha Kandiq, të cilës Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës”.
Në këtë ekspozitë ishin paraqitur 49 masakra./Sh.Pajaziti