A po pajtohen Lladrovci e Lushtaku – një veprim i të parit, me një foto, jep sinjale se po
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A po pajtohen Lladrovci e Lushtaku – një veprim i të parit, me një foto, jep sinjale se po
foto e lladrovcit per sami lushtakun
18/06/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Ramiz Lladrovci e ka respektuar, të enjten, në një mënyrë të veçantë, Sami Lushtakun.

I pari, që është kryetar i Drenasit, ka bërë nëj veprim të rrallë, duke e publikuar në profilin e tij në Facebook një foto “single” të Sami Lushtakut teksa ky i fundit vendos lule te shtatoret e heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, me rastin e zbulimit të tyre në Qirez, të enjten.

Lladrovci ka postuar edhe foto tjera nga kjo ngjarje, në të cilat shfaqeshin të dy. Por, në të gjitha, njëri dhe tjetri nuk shihen afër e as duke komunikuar me njëri-tjetrin. Në krejt fotot nga kjo ngjarje, Lladrovci dhe Lushtaku i kanë të paktën një ose dy persona ndërmjet.

Madje, kryetari i Drenasit nuk e ka shkruar as edhe një fjalë për praninë e homologut të tij nga Skenderaj, në këtë ngjarje.

Sidoqoftë, Lladrovci ka shkruar për dy heronjtë, duke thënë se familja Rexhepi ishte shembull atdhetarie duke u radhitur, sic ka thënë, ndër të parat që i dha ushtarë komandantit legjendar Adem Jasharit dhe dëshmorë atdheut.

“Kjo pjesë e Drenicës, ka qenë vazhdimisht vatër e rezistencës më shumë se një shekull, lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës e rikonfirmoi traditën atdhetare me përkushtim e sakrifice”, ka shkruar ai, transmeton KosovaPress.

Fotografi nga kjo ngjarja ka postuar edhe kryetari i Skenderajt, si pjesë e dhjetëra tjerave që kanë shoqëruar një tekst ku Lushtaku shkruan për përvjetorin e 27-të të çlirimit të Skenderajt. As te to, dy kryetarët e komunave të Drenicës, që janë edhe figura e fytyra emblematike të UCK-së nuk shihen afër, e as duke komunikuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026