Lionel Scaloni ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga posti i përzgjedhësit të Argjentinës pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke thënë se i duhet kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e tij.
Trajneri 48-vjeçar bëri të ditur se fillimisht do të bisedojë me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, ndërsa kontrata e tij skadon në muajin dhjetor. "Do të flas me presidentin. Kam një ide se çfarë do të doja të bëja. Do ta përfundoj kontratën time dhe ndiej nevojën të mendoj, pasi nuk e di nëse diçka kaq e madhe mund të bëhet përsëri dhe ndoshta duhet ta diskutojmë këtë", deklaroi Scaloni.
Scaloni mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2018 dhe gjatë mandatit të tij e udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Kupën e Botës 2022, dy titujve të Copa America (2021 dhe 2024), si dhe finales së Botërorit 2026, duke u bërë një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit argjentinas.
KosovaPress