42 qese me kokainë i gjenden një të dyshuari në Isniq të Deçanit
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
42 qese me kokainë i gjenden një të dyshuari në Isniq të Deçanit
Policia e K
Foto Ilustruese
18/07/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe u sekuestruan sasi të dyshuara të kokainës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 00:05, kur gjatë kontrollit te i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur 42 qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 23.3 gramësh.

Policia ka konfiskuar gjithashtu 375 euro dhe një telefon mobil. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026