Më 15 qershor të vitit 1667, është kryer transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys.
Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.
Pasi transfuzionit të parë të parë, Denys kreu edhe transfuzione të tjera me gjak kafshësh te pacientë të ndryshëm.
Megjithatë, jo të gjitha rastet përfunduan mirë, sipas të dhënave në internet. Një nga pacientët e tij, një burrë i quajtur Antoine Mauroy, vdiq pas disa transfuzioneve. Fillimisht Denys u akuzua për vrasje, por hetimet treguan se pacienti mund të ishte helmuar nga persona të tjerë. Pavarësisht kësaj, vdekja shkaktoi debat të madh publik.Një kthesë e rëndësishme ndodhi në vitin 1818, kur obstetri britanik James Blundell realizoi transfuzionin e parë të suksesshëm nga njeriu te njeriu, duke përdorur gjakun e një donatori për të shpëtuar një paciente që kishte humbur shumë gjak pas lindjes.
Revolucioni i vërtetë erdhi në vitin 1901, kur Karl Landsteiner zbuloi sistemin ABO të grupeve të gjakut. Ky zbulim shpjegoi pse shumë transfuzione të hershme dështonin dhe krijoi bazën për transfuzionet e sigurta moderne. Për këtë punë, Landsteiner fitoi Çmimin Nobel, në vitin 1930.