Protesta e 38-të në Tiranë, thirrje për unitet mes protestuesve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta e 38-të në Tiranë, thirrje për unitet mes protestuesve
Protesta123
07/07/2026 - 21:16
Linku u kopjua

Qytetarët u mblodhën sot, për të 38-ën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Një qytetar me banim në Itali, u shpreh se kjo është një protestë civile, pa dhunë.

“Ne u detyruam të largoheshim. U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë, na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai.

Një i moshuar, pjesë e protestës së ditës së sotme u shpreh i indinjuar për masën e pagesës që ai merr çdo muaj si pensionist.

“Ato 4 milionë euro në vend që t’ia japin pensionistëve, por shkojnë i lënë në tallava. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij”, tha ai.

Në fjalën e saj, protestuesja Luçiana Kokaj përcolli një mesazh për të gjithë ata që mbështesin këtë kauzë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e unitetit dhe kapërcimi i çdo diference politike apo personale për të arritur qëllimin e përbashkët.

“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën”, deklaroi Kokaj, raporton ATSH.

Mes protestuesve të sotëm, fjalën e mori edhe ambientalisti Sazan Guri.

“Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen, por ka qytetarë që e lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash-avash, me moral”, u shpreh Guri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026