3000 euro për fituesin, rikthehet turniri tradicional “Ibrahim Mazreku-Tornado”
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
3000 euro për fituesin, rikthehet turniri tradicional “Ibrahim Mazreku-Tornado”
Ibrahim Mazreku
20/05/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Klubin e Futsallit Malisheva, do të organizojë edhe këtë vit turnirin tradicional të futbollit të vogël “Ibrahim Mazreku-Tornado”, në nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Malishevës dhe dëshmorëve të kësaj komune.

Turniri do të zhvillohet në fushën sportive në Lubizhdë, në magjistralen Malishevë-Kijevë, ndërsa shorti i garës do të tërhiqet më 5 qershor 2026 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook. Ndërkohë, ndeshjet do të nisin më 6 qershor dhe gjithashtu do të transmetohen LIVE në rrjetet sociale.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja për ekipe kushton 50 euro, derisa turniri pritet të mbledhë skuadra të shumta nga vende të ndryshme shqiptare, duke vazhduar traditën e njërit prej turneve më të njohura të futbollit të vogël në Kosovë.

Sa i përket shpërblimeve, vendi i parë do të fitojë 3000 euro, ndërsa ekipi finalist do të shpërblehet me 1000 euro. Organizatorët kanë paraparë edhe çmime individuale prej 100 eurosh për lojtarin dhe portierin më të mirë të turnirit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026