​FIFA akuzohet se “mbrojti Lionel Messin”
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​FIFA akuzohet se “mbrojti Lionel Messin”
messi-mandi
17/06/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Lionel Messi i shpëtoi një kartoni të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjes së Argjentinës kundër Algjerisë në Botëror, ku tifozët dhe analistët u zemëruan njësoj me gjyqtarin dhe dështimin e VAR-it për të vepruar.

Ky shpëtim i Messit nga një karton i kuq kundër Algjerisë ka nxitur pretendime se Kupa e Botës po manipulohet.

Kapiteni i Algjerisë bëri një ndërhyrje ndaj mbrojtësit kundërshtar, Alissa Mandi. 38 vjeçari, nuk u ndëshkua as me karton të verdhë për ndërhyrjen që e la lojtarin numër dy të Lille të kapte pulpën e këmbës pasi u rrëzua në fushë. Ngjarja ndodhi pak momente pasi ylli i Inter Miami shënoi golin e parë për kombëtaren e tij në këtë garë.

Dy golat e tjera pasuan në pjesën e dytë për të vulosur një tregolësh në Kupën e Botës. Megjithatë, pjesëmarrja e tij e vazhdueshme mbeti e diskutueshme, me shumë tifozë të zemëruar që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së, i cili u kthye në lojtar të Inter Miamit, i shpëtoi çdo ndëshkimi për një ndërhyrje të rrezikshme.

Megjithatë, FIFA ende nuk ka komentuar mbi akuzat apo incidentin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026