Sot bëhen 27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Më 21 maj të vitit 1999 u vranë mizorisht 13 qytetarë të Kosovës nga forcat terroriste të regjimit të Millosheviqit duke mos e kursyer as fëmijën 7 vjeçar Fitim Gudaqi. Po ashtu në këtë ditë ranë martirë: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi. Në këtë ditë në mbrojtje të civilëve ra dëshmori Ekrem Gudaqi.
Për Masakrën e Stagovës, ekipi i Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në autopsinë e 10 trupave të vrarë ka konstatuar vrasjet e tyre dhe se ky rast u hetua në kuadër të hetimeve për krime të luftës në Kosovë, të kryera nga njësitë ushtarake policore të Serbisë.
21 maji 1999 pos që solli dhimbje për banorët e Stagovës, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj një kombi në këtë rast shqiptarëve të Kosovës.
Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë, këshillat Organizues të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestime Përkujtimore.