Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen në autoudhë, ja orari i ndalimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen në autoudhë, ja orari i ndalimit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të motit, temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, duke plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit. Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.
Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime të qarkullimit, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.
MIT ka theksuar se do të vazhdojnë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojnë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.