27 vjet dhimbje nga Masakra e Mejës, familjarët ende kërkojnë drejtësi
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
27 vjet dhimbje nga Masakra e Mejës, familjarët ende kërkojnë drejtësi
04f3b34b-3198-40f2-9dc7-ffbd6a8c3180
27/04/2026 - 16:47
Linku u kopjua

Vit për vit, në të njëjtën datë vendos lule pranë varrit të vëllaut e axhës së tij. Të dy këta u vranë e u masakruan më 27 prill 1999 nga forcat policore serbe - në masakrën e Mejës, më të madhen në Kosovë.

Ibrahim Haxhiu sot e dinë ku e ka varrin e vëllait të tij, atëherë 22 vjeçar, por për katër vjet pas luftës nuk kishte asnjë informacion.

Në 27 vjetorin e kësaj masakre, 67 vjeçari nga Dobroshi i Gjakovës kujton me dhimbje 27 prillin.

Ai thotë për KosovaPress, se asnjëherë nuk do të zbutet dhimbja për me të dashurit e tyre.

Teksa kujton Avdiun, rinia e të cilit u ndal në gjysmë, thotë se forcat policore serbe nuk u mjaftuan me vrasje e masakrim, por më pas i zhduken edhe trupat.

Vëllain e tij e kanë gjetur pas katër vitesh, më 2003. Por, në Kompleksin Memorial në Mejë janë edhe 16 hapësira te vijëzuara për varre, e ende nuk dihet se ku ndodhen trupat e tyre.

Por, me qindra familje ende jetojnë me shpresë që një ditë të kuptojnë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, thotë se kjo ditë ishte e kobshme për Mejen dhe mbarë Kosovën.

Kosova edhe pas 27 vitesh kërkon informacion për mbi 1600 persona të zhdukur nga forcat serbe.

Viktimat e masakrës së Mejes janë gjetur në lokacionin e varrit masiv në Batajnicë.

Gara thekson se ky lokacion vazhdon të mbetet pjesë e agjendës për të kërkuar edhe 16 trupat e masakrës së Mejës.

Imer Hakaj, drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Komplekseve Memoriale, tha se gjatë vitit 2026 në komunikim me familjarë do të intervenojnë në këtë kompleks.

Familjarët e viktimave të vrarë e masakruar ne këtë masakër më të madhen në Kosovë vazhdojnë të bëjnë thirrje për drejtësi.

Në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës është përkujtuar sot masakra më e madhe në Kosovë.

Më 27 prill 1999, forcat policore serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.

Aty u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.

376 civil shqiptarë të paarmatosur u vranë ndërsa trupat e tyre u zhvendosën dhe u rivarrosën, 16 prej tyre ende nuk dihet se ku janë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026