“2000 tituj të rinj”, panairi i librit hap dyert javën e ardhshme
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“2000 tituj të rinj”, panairi i librit hap dyert javën e ardhshme
panairi i librit foto
Foto Ilustruese
13/06/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka nisur numërimin mbrapsht për hapjen e Panairit të 26-të të Librit “Prishtina 2026”, ngjarjes më të madhe të librit në gjuhën shqipe, e cila do të mbahet nga 17 deri më 21 qershor në Prishtinë.

Me moton “Libri hap botën”, edicioni i sivjetmë organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë.

Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet më 17 qershor në orën 12:00.

Gjatë pesë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi ta frekuentojnë atë çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00, ndërsa mbyllja do të bëhet më 21 qershor në orën 19:00. Hyrja do të jetë pa pagesë për të gjithë vizitorët.

Në këtë edicion do të marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë, të cilët do të prezantojnë rreth 2.000 tituj të rinj dhe afërsisht 6.000 botime të viteve të fundit.

Programi përfshin më shumë se 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë. Mes mysafirëve të veçantë spikat shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini, i cili do të jetë i ftuari i nderit i panairit.

Organizatorët presin që panairi të vizitohet nga rreth 30 mijë persona, përfshirë studentë, nxënës, qytetarë, si dhe personalitete nga jeta akademike, letrare, politike dhe intelektuale e Kosovës.

Përveç promovimit të botimeve të reja, ngjarja do të shërbejë edhe si platformë për shënimin e disa përvjetorëve të rëndësishëm përmes aktiviteteve, debateve dhe përkujtimoreve. Në panair do të marrin pjesë gjithashtu shkrimtarë vendorë e ndërkombëtarë, botues, përkthyes, librarë dhe profesionistë të fushës së librit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026