Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi Aleksandër Moisiun në ditëlindjen e tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi Aleksandër Moisiun në ditëlindjen e tij
aleksander Moisiu1234
02/04/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi sot, në ditën e tij të lindjes, aktorin Aleksandër Moisiu.

Moisiu lindi më 2 prill 1879, në Trieste të Italisë, por origjina e tij ishte nga Kavaja. Shkollën e mesme e kreu në Grac (Austri) më 1898. Pas vdekjes së të atit familja u vendos në Vjenë. U regjistrua për një periudhë të shkurtër në Konservatorin e Vjenës, por i ndërpreu studimet për të ndjekur pasionin e tij për aktrimin. Veprimtarinë si aktor e nisi më 1899, në skenën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në Teatrin gjerman të Pragës. Më 1905, regjisori i njohur Maks Rajnhard (Max Reihardt) e mori në teatrin e tij, duke i dhënë mundësi që të shprehte aftësitë dhe të vlerësohej si aktor në rolet e Osvaldit (“Fantazmat”, H. Ibsen), Hamletit (Shekspir) etj.

Përtej suksesit në Evropë dhe Amerikë, Moisiu ruajti një lidhje të fortë me rrënjët e tij. Vetëdija kombëtare u formalizua përmes kërkesës së tij për nënshtetësinë shqiptare në një kohë kur ai ishte në kulmin e famës botërore. Në vitin 1934, ai mori zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare.

Në historinë e artit skenik botëror, Aleksandër Moisiu spikati sidomos për interpretimin e tij origjinal, temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve.

Trashëgimia e tij mbetet një nga më të rëndësishmet e artit skenik të shqiptarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026