190-vjetori i botimit të parë të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
190-vjetori i botimit të parë të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës
cover-de-rada-696x495
30/06/2026 - 19:31
Linku u kopjua

Më 30 qershor të vitit 1836, në Napoli, u botua për herë të parë kryevepra e Jeronim De Radës, “Këngët e Milosaos”, vepër e cila konsiderohet si themeli i romantizmit shqiptar.

“Këngët e Milosaos” solli një frymë të re artistike e kombëtare. Përmes një rrëfimi lirik që ndërthur ndjenjën e pastër me detyrën kombëtare, shkrimtari arbëresh De Rada, na njeh me historinë e dy të rinjve që sfidojnë ndasitë shoqërore për dashurinë e tyre. Edhe pse fati i tyre përfundon në tragjedi me vdekjen e vajzës dhe rënien e Milosaos në fushëbetejë, mesazhi i veprës mbetet i fuqishëm duke theksuar të drejtën për të qenë të barabartë në ndjenja dhe sakrificën e lartë për atdheun.

Vepra është ndërtuar si një roman lirik, ku lirizmi dhe epika bashkëjetojnë natyrshëm.

Në shekullin e XIX, kur arbëreshët ishin bartës të gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke e ruajtur dhe zhvilluar atë në mërgim, kjo vepër u bë një thirrje për mesazhin kombëtar dhe përkushtimin ndaj atdheut.

Vepra, e mbështetur mbi pasurinë shpirtërore të folklorit arbëresh, u vlerësua lart edhe nga Viktor Hygoi, i cili e cilësoi si një “vepër të përkryer romantike”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026