​Xhudistet ‘dardane’ pësojnë humbje në Grand Prix
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Xhudistet ‘dardane’ pësojnë humbje në Grand Prix
xhudo-ks
26/06/2026 - 12:06
Linku u kopjua

Të premten ka nisur gara Grand Prix e xhudos në Qingdao të Kinës, ku në ditën e parë janë paraqitur tri xhudistet kosovare, të cilat nuk arritën të përfshihën në luftë për medalje.

Erza Muminoviq, në kategorinë 48 kilogramë, e fitoi luftën e parë kurse u ndal në të dytën, ku fitoi ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, kurse humbi në xhiron e dytë nga Wenna Zhuang e Kinës.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Fatjona Kasapi humbi nga bartësja e parë, gjermanja Mascha Balhaus derisa në luftën e parë u ndal edhe Flaka Loxha në 57 kg, ajo pësoi humbje nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit.

Ndërkohë, më 27 qershor garojnë Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026