Hakimi jasht lojës kthyese kundër Bayern-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hakimi jasht lojës kthyese kundër Bayern-it
New Project - 2026-04-29T160756.745
29/04/2026 - 19:08
Linku u kopjua

Lajm i rëndë për Paris Saint-Germain përpara përballjes vendimtare në "Allianz Arena": mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, do të mungojë në sfidën kundër Bayern Munich-ut.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrice Hawkins (RMC), ylli maroken ka pësuar një çarje të muskulit në kofshë, gjë që e bën të pamundur grumbullimin e tij për këtë ndeshje.

Ky lëndim konsiderohet si një goditje e madhe për planet taktike të PSG-së, duke pasur parasysh rëndësinë e Hakimit në fazën ofensive dhe mbrojtëse, ndërkohë që klubi shpreson në një rikuperim sa më të shpejtë të tij për pjesën e mbetur të sezonit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026