​Xhaka kurorëzohet Lojtari i Vitit i Sunderland për sezonin 2025/26
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Xhaka kurorëzohet Lojtari i Vitit i Sunderland për sezonin 2025/26
New Project (3)
08/05/2026 - 13:20
Linku u kopjua

Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit për ekipin e tij, Sunderland.

Xhaka u transferua verën e kaluar dhe menjëherë u bë një shtyllë e ekipit anglez, duke treguar performanca fantastike. Pasi mori çmimin, Xhaka reagoi me një postim.

“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë besoja në vizion. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër veçse krenari, mirënjohje dhe uri për më shumë. Tifozëve, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin, besimin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua” – shkroi Xhaka.

Më 30 korrik 2025, Xhaka u rikthye në Angli, duke nënshkruar për ekipin e sapongjitur në Premier Ligë, Sunderland, në një kontratë tre-vjeçare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026