Bruno Fernandes barazoi rekordin e asistimeve të Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry në Premier Ligë, në fitoren e Manchester United ndaj Nottingham Forest të dielën.
Roy Keane zbuloi problemin e tij kryesor me Fernandes, pasi ai besonte se kapiteni i United tha se po përpiqej të merrte asisite në vend që të shënonte.
Megjithatë, Fernandes në fakt kishte deklaruar për lojën e tij, fitoren dhe përfundimin në një nivel të lartë.
“Ndoshta kishte momente sot kur duhet të kisha pasuar në vend që të gjuaja. Jam shumë i lumtur për asistimin, por më shumë se kaq, jam i lumtur për fitoren dhe për ta përfunduar sezonin në njjë nivel të lartë” – tha Fernandes.“Prioriteti është skuadra. Prioriteti i Man United këtë fundjavë ishte që Bruno të merrte një asist. Jo të fitonte një ndeshje futbolli. Jo sulmuesit që shënonin gola, mbrojtësit, të ishin të mirë në goditje standarde, apo të mbanin portën e paprekur” – shtoi Keane.
Më vonë ai deklaroi brutalisht për Fernandes se ai nuk do të fitojë trofe, me mendësinë të skuadrës.
KosovaPress