​Vojvoda në prag të transferimit në Udinese
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Vojvoda në prag të transferimit në Udinese
vojvoda-como
16/07/2026 - 13:17
Linku u kopjua

Como ka marrë një ofertë personale nga Udinese për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, sipas Sportitalia, kështu që tani ai do të diskutojë kushtet personale.

31-vjeçari ka kontratë aktuale te Stadio Sinigaglia të vlefshme deri në qershor të vitit 2028, derisa u bashkua me Comon në shkurt të vitit 2025 nga Torino për një kosto prej 2 milionë eurosh, para se të luante për Standard Ligë.

Ndërkohë, kishte pasur raportime që skuadrat si Cagliari, Venezia dhe Monza kanë shprehur interesimin e tyre për Vojvoden, por duket sikur Udinese ka avantazhin.

Raportohet se Udinese ka bërë një propozim për Vojvodën dhe Como e ka pranuar, kurse Sky Sport Italia jep shifrat si 1.3 milion euro plus 0.3 milion euro në bonuse.

Vojvoda ka bërë 34 paraqitje për Como-n sezonin e kaluar mes Serie A dhe Coppa Italia, duke shënuar dy gola me tre asistime.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026