​Spektakël në basketboll: Ylli–Peja për biletën e fundit në gjysmëfinale
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Spektakël në basketboll: Ylli–Peja për biletën e fundit në gjysmëfinale
basketboll (2)
18/04/2026 - 10:10
Linku u kopjua

Emocionet në “Play-off”-in e basketbollit kosovar arrijnë kulmin këtë të shtunë, ku Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen në çerekfinalen e tretë dhe vendimtare për një vend në gjysmëfinale.

Seria mes këtyre dy skuadrave ka qenë tejet e luftuar, me të dyja ekipet që kanë regjistruar nga një fitore. Therandasit triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 93:82, ndërsa pejanët u kundërpërgjigjën fuqishëm në takimin e dytë duke fituar 99:81.

Të dyja përballjet e zhvilluara deri më tani kanë dhuruar spektakël dhe rivalitet të madh në parket, ndërsa një skenar i ngjashëm pritet edhe në ndeshjen e tretë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese dhe me përkrahje të madhe nga tifozët.

Fituesi i këtij dueli do të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, ku e pret kampioni aktual, Trepça. Ndërkohë, çifti tjetër gjysmëfinal është tashmë i përcaktuar: Bashkimi do të përballet me Borën.

Të gjitha sytë do të jenë të drejtuar nga kjo përballje vendimtare, e cila pritet të sjellë dramë, emocione dhe basketboll cilësor deri në sekondat e fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026