Gjimshiti flet para lojës me Izraelin: Jemi të gjithë të motivuar
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Gjimshiti flet para lojës me Izraelin: Jemi të gjithë të motivuar
New Project - 2026-06-02T161239.997
02/06/2026 - 18:18
Linku u kopjua

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet nesër në ora 20:00.

Mbrojtësi shqiptar komentoi fillimin e epokës së re me trajnerin e ri, të ardhmen e tij në kombëtare dhe gjendjen e skuadrës pas një sezoni të gjatë.

Gjimshiti: “Jemi të gjithë të motivuar”

“Sigurisht që nuk është e thjeshtë, sepse u kthyem nga një humbje e rëndësishme me objektiva të qarta për të arritur atë gjë që në fillim të sezonit dukej e pamundur, por pastaj siç shkoi i gjithë rrugëtimi, po besoj se të gjithë ishim të bindur që mund ta arrijmë atë gjë që do të ishte shumë e bukur për ne si kombëtare dhe si shtet. Por prapë besoj se tash është një rifillim i ri me një staf të ri, jemi të gjithë të motivuar.”

Kur u pyet se sa gjatë do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë ai u shpreh optimist për të ardhmen e tij në skuadër.

Gjimshiti: “Shpresoj që do të luaj edhe disa vite”

“Të them të drejtën nuk e kam menduar akoma, që besoj se është një sinjal pozitiv. Shpresoj që do të luaj edhe disa vite, sa më shumë sa trupi dhe rrethi im janë të gatshëm për me lujt në nivelet e larta dhe pastaj do ta marr vendimin, por në këto momente nuk jam tu mendu fare.”

Duke folur për lodhjen e futbollistëve në fund të sezonit, kapiteni i kuqezinjve thekosi se energjia është në nivel të duhur.

Gjimshiti: “Energjia është pozitive”

“Shumë e vërtetë, nuk është e thjeshtë. Besoj se ky fund i sezonit ka qenë një sezon i gjatë për të gjithë çunat dhe besoj se me një frymë të re, me një trajner të ri, besoj që të gjithë lojtarët duhen edhe prapë të tregojnë veten për vend në kombëtare. Nuk është gjë normale të vish në kombëtare, të vesh këtë fanellë. Besoj se energjia është pozitive dhe siç ka qenë edhe në vitet e kaluara, prapë do të synojmë sa më lart dhe sa më mirë që të kualifikohemi në një turne të madh.”

Shqipëria do ta shfrytëzojë përballjen ndaj Izraelit si një mundësi për të nisur pozitivisht epokën e re nën drejtimin e trajnerit të ri, ndërsa deklaratat e Gjimshitit tregojnë se brenda grupit vazhdon të ekzistojë besimi për të arritur objektivat e mëdha në vitet e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026