​Sonte, Messi përballë Salahut, Zvicra sfidon Kolumbinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Sonte, Messi përballë Salahut, Zvicra sfidon Kolumbinë
Boteroriiii 2026
07/07/2026 - 10:35
Linku u kopjua

Faza e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror 2026 përmbyllet sonte me dy përballje që pritet të dhurojnë emocione të mëdha dhe të kompletojnë listën e tetë çerekfinalistëve. Në qendër të vëmendjes është dueli mes Argjentinës dhe Egjiptit, ku pritet një përballje e shumëpritur mes Lionel Messit dhe Mohamed Salahut.

Kampionët në fuqi të Argjentinës synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit, por përballë do të kenë një Egjipt që ka zhvilluar një turne të shkëlqyer dhe ka treguar se mund të rivalizojë me çdo kundërshtar. Të dyja kombëtaret mbështeten te yjet e tyre, me Messin dhe Salahun që pritet të jenë protagonistët kryesorë të sfidës.

Në ndeshjen tjetër, Zvicra përballet me Kolumbinë në një duel që konsiderohet shumë i balancuar. Zviceranët kanë lënë përshtypje me lojën e tyre ofensive gjatë turneut, ndërsa Kolumbia ka spikatur me organizimin dhe mbrojtjen solide, duke pësuar shumë pak gola deri më tani.

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të përballen mes vete në çerekfinale, ndërsa pas ndeshjeve të sotme do të kompletohet edhe zyrtarisht faza e tetë skuadrave më të mira të Botërorit 2026.

Argjentinë -Egjipt, ora 18:00

Zvicër – Kolumbi, ora 22:00

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026