Publikohet lista e lojtarëve për Kombëtaren e Kosovës në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Publikohet lista e lojtarëve për Kombëtaren e Kosovës në volejboll
New Project (31)
07/05/2026 - 19:14
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në volejboll, malazezi Darko Prebiraçeviç, ka bërë publike listën e gjerë të lojtarëve për një verë që pritet të jetë jashtëzakonisht e ngarkuar dhe sfiduese.

Grumbullimi i ekipit do të nisë menjëherë pas përfundimit të kampionatit vendor, ku fokusi kryesor do të jetë te paraqitja në CEV European Volleyball League 2026 dhe Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026".

Në listën e Prebiraçeviçit, i cili do të asistohet nga Adriatik Kajtazi dhe Valon Mustafa, janë përfshirë talentet më të mirë nga liga vendore si dhe volejbollistë që luajnë në kampionate të huaja.

Sprovat e para për "Dardanët" do të jenë në Riga të Letonisë, ku brenda dy ditëve do të përballen me Rumaninë dhe nikoqirët:

  • 06 Qershor 2026: Kosova – Rumania (18:00)
  • 07 Qershor 2026: Letonia – Kosova (16:30)

Ky turne shërben si një test i rëndësishëm para udhëtimit drejt Italisë në muajin gusht, ku Kosova synon të tregojë stabilitet dhe rritje në rangun ndërkombëtar të volejbollit për meshkuj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026