Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka hedhur poshtë pretendimet se skuadra e tij po përballet me presion shtesë si një nga favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, duke theksuar se kampionët në fuqi janë mësuar të luajnë me këtë status.
Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, Scaloni u shpreh se ekipi i tij ka treguar vazhdimisht karakter edhe në momentet më të vështira.
Ai shtoi se jo gjithmonë është e mundur të zhvillohet ndeshja më e mirë, por sipas tij, fryma e garës dhe sakrifica bëjnë diferencën.
“Mund të luash më mirë, por nëse nuk e bën këtë, nëse nuk e ke atë karakter, je jashtë”, theksoi ai.Scaloni pranoi se ngarkesa e madhe e ndeshjeve gjatë sezonit ka lënë gjurmë te futbollistët, por vlerësoi se skuadra vazhdon të jetë në nivelin e duhur.
“Lojtarët po i ndiejnë pasojat e numrit të madh të ndeshjeve që kanë zhvilluar këtë vit, por niveli i Argjentinës është i pranueshëm. Jemi të kënaqur. Ka gjëra që duhen korrigjuar, por është më mirë t'i korrigjosh kur fiton”, u shpreh ai.
Messi ka realizuar shtatë gola në këtë edicion të Kupës së Botës, duke ndarë vendin e parë në listën e golashënuesve me francezin Kylian Mbappe dhe norvegjezin Erling Haaland.