​Përfundon Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Përfundon Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026
ciklizmiiii
26/06/2026 - 16:05
Linku u kopjua

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 ka përfunduar me sukses, pasi nga 24 deri më 26 qershor çiklistët më të mirë të vendit u përballën në gara intensive, duke ofruar performanca të nivelit të lartë dhe duke konfirmuar zhvillimin e vazhdueshëm të këtij sporti në Kosovë.

Gjatë kampionatit u zhvilluan garat në disiplinat e Kronometrit Individual dhe Garës Rrugore, ndërsa u regjistruan edhe rekorde të reja shtetërore, krahas konkurrencës së fortë në të gjitha kategoritë.

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për Policinë e Kosovës, Ministrinë e Infrastrukturës – Departamentin e Rrugëve, klubet, trajnerët, garuesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026