​Perez nis ofensivën e madhe, po vjen goditja rekorde
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Perez nis ofensivën e madhe, po vjen goditja rekorde
Perez
08/06/2026 - 12:22
Linku u kopjua

Pas rizgjedhjes së tij në krye të Real Madridit, Florentino Perez pritet të nisë menjëherë ofensivën në tregun e transferimeve me një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për një futbollist të nivelit më të lartë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, objektivi kryesor i madrilenëve është sulmuesi francez i Bayern Munich, Michael Olise.

Perez kishte paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore se do të bënte ofertën më të madhe në historinë e klubit për një lojtar nga një ekip i madh i Ligës së Kampionëve. Edhe pse nuk e përmendi emrin, burime të ndryshme mediatike kanë raportuar se bëhet fjalë për Olise, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Bayernit.

Megjithatë, klubi bavarez nuk duket i gatshëm të negociojë largimin e francezit. Raportimet nga Gjermania bëjnë të ditur se Bayerni e konsideron Olisen një pjesë kyçe të projektit afatgjatë dhe synon ta mbajë në skuadër pavarësisht interesimit të madh nga Madridi.

Transferimi i mundshëm i Olise pritet të jetë një nga sagat më të mëdha të afatit kalimtar veror, ndërsa Real Madridi synon të rikthejë politikën e “galaktikëve” pas një sezoni pa trofe madhorë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026