Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, u shpall të hënën lojtari i vitit në Ligue 1 për të dytin vit radhazi, pasi e udhëhoqi klubin në prag të titullit të 14-të francez dhe finales së Ligës së Kampionëve.
Vitin e kaluar Dembele pasoi Mbappen, i cili e fitoi çmimin pesë herë radhazi para se të largohej për në Real Madrid. Vitin e kaluar Dembele pasoi Kylian Mbappe, i cili e fitoi çmimin pesë herë radhazi para se të largohej për në Real Madrid.
Sulmuesi e mbajti këtë çmim pavarësisht se pati një sezon të mbushur me lëndime. Ai ka qenë titullar vetëm nëntë ndeshje në Ligue 1, duke regjistruar 960 minuta kohë loje, krahasuar me 20 minuta si titullar dhe 1,736 minuta sezonin e kaluar.
Ndërkohë PSG në mënyrë efektive siguroi një tjetër titull në Ligue 1 të dielën, pasi një fitore 1-0 ndaj Brest i la gjashtë pikë larg rivalëve më të afërt, Lens.Ndërkaq PSG – ja po përgatitet gjithashtu për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit më vonë këtë muaj, pasi mposhti Bayernin me rezultatin e përgjithshëm 6-5 në gjysmëfinale.
Çmimi për lojtarin më të mirë të ri shkoi te shoku i skuadrës së Dembele, Desire Doue, ndërsa Pierre Sage mori nderimet për trajnerin më të mirë pasi e vendosi Lens si një sfidues të drejtpërdrejtë të PSG.