Finalja e Ligës së Kampionëve 2025-26 më në fund ka ardhur. Paris Saint-Germain dhe Arsenal do të përballen sot, për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian për klube në lojë.
Të sapoardhur nga festimet e titullit të Premier Ligës, Bukayo Saka dhe Martin Odegaard folën për motivimin e tyre përpara finales së Ligës së Kampionëve dhe çfarë do të thoshte të shkruanin përsëri historinë.
“Mendoj se kemi mjaftueshëm zjarr për ndeshjen nesër. Mund të shkruajmë histori, vetëm kjo është motivim i mjaftueshëm për ne. Nuk mendoj shumë për presionin. Thjesht përpiqem ta shijoj dhe pjesën tjetër e lë në duart e Zotit” – shtoi ai.
Tifozi i përjetshëm i Arsenalit, i cili doli nga akademia, foli gjatë për atë që do të thoshte për të të fitonte Ligën e Kampionëve.Më tutje, Saka foli edhe për trajnerin Arteta, duke theksuar se ai e bëri të qartë misionin e tij.
“Mikel e bëri të qartë, misioni i tij ishte ta sillte Arsenalin përsëri në nivelin ku i takon, duke sfiduar për trofetë më të mëdhenj. Jam krenar të them se ia kemi dalë deri këtu” – shtoi Saka.
“Zhurma e jashtme e njerëzve që thonë se nuk mund ta bëjmë dot tani është zhdukur. Mentaliteti është ende i njëjtë, duam të vijmë këtu dhe të fitojmë nesër.
Ndërkohë, Odegaard përmendi Viktor Gyokeres, nënshkrimin e klubit gjatë verës, si një lojtar që mund të jetë vendimtar në finale.
“Ai ka qenë i shkëlqyer që kur erdhi, shënoi disa gola të mëdhenj. Vëmendja që ai merr në fushë lë shumë për pjesën tjetër prej nesh. Ai punon shumë, lë gjithçka në fushë. Lojtar i veçantë, dhe tashmë i fituar një trofe në sezonin e tij të parë, kjo është mjaft mirë” – tha ai.
KosovaPress