Pesë të arrestuar pas plagosjes me armë zjarri në Vushtrri, një person në kërkim
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë të arrestuar pas plagosjes me armë zjarri në Vushtrri, një person në kërkim
policia veturat laura
24/07/2026 - 09:06
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje që ka ndodhur të enjten në Vushtrri.

Kjo, sipas policisë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje ku gjashtë të dyshuar kanë sulmuar dy viktima.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa gjatë veprimeve hetimore është konfiskuar edhe një pistoletë me katër fishekë.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër nga të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Policia tha se rasti është iniciuar si "vrasje në tentativë" dhe hetimet janë në vazhdim. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026