Barazim mes Vllaznisë dhe Malishevës në pjesën e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barazim mes Vllaznisë dhe Malishevës në pjesën e parë
New Project - 2026-07-09T204840.374
09/07/2026 - 20:49
Linku u kopjua

Ndeshja kualifikuese e UEFA Conference League ndërmjet Vllaznisë dhe Malishevës është mbyllur në barazim 1-1 në pjesën e parë.

Skuadra e Malishevës kaloi e para në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Laurent Xhylanit, i cili shënoi për 0-1.

Vllaznia arriti të baraspeshonte rezultatin në minutën e 37-të, ku Klidi Qato shënoi pas një asistimi nga Rejan Toma.

Gjatë këtij fraksioni, lojtarët Gurishta (Vllaznia) në minutën e 12-të dhe Ibishi (Malisheva) në minutën e 35-të u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Për sa i përket statistikave të pjesës së parë, Malisheva kishte kontrollin më të madh të topit me 60%, ndërsa gjuajtjet totale ishin të barabarta me nga 5 tentativa për secilin ekip.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026