Ministria e Sportit hap aplikimet për fondin e shërimit të lëndimeve në fushën sportive
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Sportit hap aplikimet për fondin e shërimit të lëndimeve në fushën sportive
Projekti Ri (14)
14/05/2026 - 19:38
Linku u kopjua

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen publike për "Fondin për Shërimin e Lëndimeve të Profesionistëve në Fushën e Sportit për vitin 2026".

Ky fond është krijuar për të ofruar mbështetje financiare për sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët që pësojnë lëndime gjatë aktiviteteve stërvitore apo garuese, duke mbuluar shpenzimet për intervenime mjekësore si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Sipas njoftimit, shuma maksimale e mbështetjes që mund të përfitojë një aplikues është deri në 5,000 euro.

Të gjithë të interesuarit duhet t'i dorëzojnë aplikimet e tyre në formë fizike në zyrat e Ministrisë (Arkiva, nr. 22) deri më datën 11 qershor 2026.

Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore të komunitetit sportiv në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026