Kosova sonte sfidon Portugalinë në Ligën Evropiane
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova sonte sfidon Portugalinë në Ligën Evropiane
New Project - 2026-06-14T102851.382
14/06/2026 - 12:30
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra është gati për sfidën e radhës në kuadër të CEV European League 2026.

Sonte, nën drejtimin e stafit teknik, vajzat dardane do të përballen me përfaqësuesen e Portugalisë në turneun kualifikues që po mbahet në Larisa të Greqisë.

Pas përgatitjeve intensive, volejbollistet tona synojnë të nisin garën me paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari me përvojë të konsiderueshme në arenën evropiane.

Edhe pse Portugalia konsiderohet favorite në letër, Kosova zbret në parket me besim, motiv të lartë dhe dëshirë për të dëshmuar progresin e vazhdueshëm të ekipit.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00, në "Neapolis National Sports Hall" në Larisa.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026