Shqiponja përballet me Samadrexhën në finalen e dytë të hendbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shqiponja përballet me Samadrexhën në finalen e dytë të hendbollit
shqiponja-samadrexha
16/05/2026 - 15:33
Linku u kopjua

Shqiponja synon tjetër hap vendimtar drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndërkohë duke barazuar në 1:1 rezultatin në serinë finale të play off-it, Samadrexha synon ta përmirësojë gabimin.

Hendbollistet e Shqiponjës do të tentojnë të përfitojnë nga terreni vendas dhe momenti pozitiv për ta dërguar në 2:0 rezultatin në serinë finale. Por samadrexhaset udhëtojnë me plane të tjera, të mobilizuara për fitoren e parë në finale.

Pritet ndeshje e fortë dhe dramatike, ashtu siç ishte e para, e zhvilluar të mërkurën në Samadrexhë, derisa skuadra që i shënon tri fitore shpallet kampione, ku skuadra gjakovare e fitoi 23:22 finalen e parë.

Ndeshja e dytë finale e play off-it mes Shqiponjës dhe Samadrexhës zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026