​Shtëpia e Yamalit cak i hajdutëve
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Shtëpia e Yamalit cak i hajdutëve
yamal
15/07/2026 - 15:37
Linku u kopjua

Shtëpia e futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka qenë objekt i një tentative grabitjeje në orët e para të së mërkurës, ndërsa lojtari ndodhej me kombëtaren e Spanjës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, dy persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë në rezidencën e Yamalit në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës, vetëm pak orë pasi Spanja siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës me fitoren 2-0 ndaj Francës.

Tentativa është zbuluar nga ekipi privat i sigurimit, i cili ka vërejtur përmes kamerave të mbikëqyrjes dy të dyshuar duke u përpjekur të kapërcenin murin rrethues të pronës. Reagimi i menjëhershëm i sigurimit ka bërë që autorët të largohen pa arritur të hyjnë në banesë apo të marrin sende me vlerë.

Pas alarmit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë katalanase, Mossos d’Esquadra, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Hetuesit dhe ekspertët e forenzikës po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, me shpresën se ato do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Mediat raportojnë se kjo nuk është hera e parë që zona ku ndodhet rezidenca e Yamalit bëhet objekt i tentativave për grabitje. Në muajt e fundit, disa prona në të njëjtin kompleks rezidencial janë sulmuar nga grupe kriminale që synojnë banesat e futbollistëve profesionistë, për shkak të sendeve luksoze me vlerë që zakonisht mbahen në to.

Rezidenca ku ndodhi tentativa e grabitjes më parë ka qenë në pronësi të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, dhe këngëtares kolumbiane Shakira.

Ndërkohë, Yamal vazhdon përgatitjet me kombëtaren spanjolle për finalen e Kupës së Botës, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026