​Ish-mesfushori i Man United: Tuchel dëshiron të shkarkohet nga Anglia
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ish-mesfushori i Man United: Tuchel dëshiron të shkarkohet nga Anglia
tuchel
21/07/2026 - 15:13
Linku u kopjua

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë, Paul Scholes, ka kritikuar ashpër trajnerin Thomas Tuchel pas eliminimit të “Tre Luanëve” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke lënë të kuptohet se tekniku gjerman mund të jetë duke kërkuar largimin nga posti i përzgjedhësit.

Scholes theksoi se deklaratat e Tuchelit pas humbjes ndaj Argjentinës kanë qenë më problematike sesa vetë paraqitja e skuadrës në fushë.

“Komentet e tij pas ndeshjes e kanë përkeqësuar situatën më shumë sesa performanca. Ai tha se kjo nuk është në ADN-në e futbollit anglez. Por tani je pjesë e asaj ADN-je, Thomas”, u shpreh Scholes.

Sipas ish-futbollistit anglez, Tuchel ka gabuar duke kritikuar publikisht lojtarët, diçka që, sipas tij, nuk do ta bënte kurrë një trajner i Anglisë.

“Ai ka dalë në sulm dhe ka fajësuar lojtarët. Një trajner i Anglisë nuk do ta bënte këtë publikisht. Kritikat bëhen brenda ekipit, jo para mediave”, tha Scholes.

Ai shtoi se Tuchel ka një histori konfliktesh me lojtarë dhe drejtues në klubet ku ka punuar më parë, duke përmendur periudhat e tij te Borussia Dortmundi, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu.

“Të krijohet përshtypja se ai dëshiron të largohet. Nga mënyra si ka folur, duket sikur po kërkon të shkarkohet. Nuk është hera e parë që përplaset me lojtarë apo drejtues klubesh”, deklaroi Scholes.

Pavarësisht kritikave, Tuchel udhëhoqi Anglinë deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke arritur rezultatin më të mirë të kombëtares angleze në një Botëror që nga triumfi historik i vitit 1966.

Trajneri gjerman ka kontratë me Anglinë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2028 dhe ka shprehur dëshirën për ta respektuar marrëveshjen deri në fund.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026