​Hasanpapaj: LDK-ja në rritje, VV-ja në rënie, ky është vetëm fillimi
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Hasanpapaj: LDK-ja në rritje, VV-ja në rënie, ky është vetëm fillimi
hasanpapaj
07/06/2026 - 23:23
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bradhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preleminare të zgjedhjeve, duke vlerësuar se partia e tij po shënon rritje të mbështetjes, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është në trend rënës.

Përmes një postimi publik, Hasanpapaj ka theksuar se zhvillimet aktuale politike tregojnë fillimin e një ndryshimi më të madh në skenën politike të vendit.

“LDK e para në rritje, VV e para në zbritje! Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj ka shtuar se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndikohet nga interesat e momentit, duke nënvizuar se vota e qytetarëve mbetet e paprekshme.

“Populli nuk blihet, vota nuk shitet”, ka deklaruar kandidati i LDK-së.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026