​Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës
Albian Hajdari
17/06/2026 - 16:41
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka dhënë një intervistë për “blue News” para përballjes me Zvicrën, duke folur hapur për identitetin, ndjenjat dhe vendimin e tij për të përfaqësuar Kosovën.

Futbollisti pranoi se ndeshja kundër Zvicrës kishte një ngarkesë të veçantë emocionale për të ai foli për emocionet e veçanta që kishte para përballjes me Zvicrën, vendin ku është rritur dhe ka luajtur në të gjitha nivelet junior, madje edhe me ekipin e parë në një miqësore në mars 2025. Vetëm pak muaj më vonë, ai debutoi me Kosovën dhe u përball menjëherë me ish-shokët e tij të skuadrës në kualifikimet e Kupës së Botës. Hajdari pranoi se ndjeu tension dhe faj emocional para ndeshjes.

“Gjysmë viti më parë, isha ende në fushë me ta; papritmas, ata janë kundërshtarët e mi. Ndihem pak fajtor për këtë. Deri dje, ata ishin ende shokët e mi të ekipit; tani duhet t'i lëndoj”, u shpreh Hajdari.

Qendërmbrojtësi i Kosovës,  ka folur edhe për përkatësinë e tij mes Zvicrës dhe Kosovës, duke pranuar se ndihet i lidhur fort me të dy vendet.

“Çështjes së përkatësisë i është e vështirë t’i përgjigjem, sepse kam dy kombe që i kam shumë afër zemrës. Ndihem shumë si në shtëpi në të dy vendet dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

Ai tregoi se kjo pyetje i është bërë shpesh gjatë udhëtimeve, dhe përgjigjja e tij ka mbetur e pandryshuar.

“Gjithmonë do të thoja: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës”, përfundoi Hajdari.

Debutimi i tij me Zvicrën erdhi më 25 mars 2025 në ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut, pasi hyri si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Ricardo Rodriguez.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026