Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin
Piloti monak Charles Leclerc ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Ferrarin, duke vazhduar lidhjen e tij me skuadrën italiane edhe për sezonet e ardhshme.
Lajmi u konfirmua pak ditë para Çmimit të Madh të Monakos.
“Nuk mund të jem më i lumtur që do të vazhdoj këtë rrugëtim me Scuderia Ferrari. Ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një skuadër për mua”, deklaroi Leclerc.
28-vjeçari garon për Ferrarin që nga viti 2019 dhe deri më tani ka regjistruar tetë fitore në Formula 1. Ai aktualisht renditet i treti në kampionatin e pilotëve.
Shefi i Ferrarit, Fred Vasseur, vlerësoi pilotin monak duke thënë:
“Charles është bërë jo vetëm një nga pilotët më të fortë në Formula 1, por edhe një person që përfaqëson plotësisht gjithçka që Ferrari përfaqëson.”
Leclerc theksoi se objektivi i tij mbetet i pandryshuar: “
Do të vazhdoj të jap gjithçka për ta rikthyer Ferrarin aty ku e ka vendin, në majën e Formula 1.”
KosovaPress