Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për situatën e futbollistit të ri, Erblin Osmani, i cili mbetet një prej emrave që mund të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.
Foda konfirmoi se ai dhe stafi i tij kanë zhvilluar një takim me Osmanin, me qëllim që lojtari të njihet nga afër me projektin dhe rrethanat që ofron Kombëtarja e Kosovës. Sipas trajnerit gjerman, takimi ka shërbyer që të dyja palët të krijojnë një përshtypje më të qartë për njëra-tjetrën.
Përzgjedhësi theksoi se vendimi përfundimtar i takon vetë lojtarit, pasi Osmani ka të drejtën të zgjedhë mes dy kombëtareve. Megjithatë, Foda vlerësoi cilësitë e futbollistit, duke e cilësuar atë si një lojtar të talentuar me potencial për të ardhmen. Kosovës tashmë i mbetet të presë vendimin e Osmanit lidhur me përfaqësimin në arenën ndërkombëtare.
KosovaPress