Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, zbulon se ka kancer
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, zbulon se ka kancer
New Project - 2026-06-02T125859.870
02/06/2026 - 15:00
Linku u kopjua

Legjenda e Liverpoolit dhe futbollit skocez, Sir Kenny Dalglish, ka konfirmuar se është duke iu nënshtruar trajtimit për kancer në moshën 75-vjeçare. Ish-sulmuesi e bëri publik lajmin pa dashje përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili më vonë u fshi.

Trajtimi po shkon mirë. Do të kisha preferuar që kjo të mbetej çështje private, por aftësitë e mia të dobëta me teknologjinë më detyruan ta bëj publike”, tha Dalglish në një deklaratë.

Ikona e Liverpoolit falënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar, ndërsa klubi anglez shprehu mbështetjen e plotë për të dhe familjen e tij, raporton DailyMail Sports

Dalglish konsiderohet një nga figurat më të mëdha në historinë e Liverpoolit, me 172 gola në 515 paraqitje si lojtar dhe një mori trofesh si futbollist dhe trajner.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026