Epoka e dytë e Mourinhos në Madrid, marrëveshja e kryer
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Epoka e dytë e Mourinhos në Madrid, marrëveshja e kryer
Trajneri portugez Jose Mourinho është shumë pranë rikthimit te Real Madrid, pasi ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin madrilen.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, marrëveshja mes palëve është arritur dhe kontrata pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2029.
Marrëveshja përfshin gjithashtu një opsion shtesë për një vit tjetër, ndërsa klubi madrilen do të duhet të paguajë rreth 3 milionë euro për ta liruar Mourinhon nga kontrata aktuale me Benfica.
Ky rikthim shënon një kapitull të ri për “Special One”, i cili më parë ka drejtuar Real Madridin në periudhën 2010-2013, duke fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit.
Megjithatë, njoftimi zyrtar ende nuk është bërë publik dhe pritet të konfirmohet pas përfundimit të disa procedurave formale brenda klubit.
Rikthimi i Mourinhos pritet të sjellë përvojë, disiplinë dhe ambicie të madhe për trofe në “Santiago Bernabeu”, duke ringjallur një epokë të njohur për tifozët madrilenë.
KosovaPress