Legjenda e futbollit gjerman, Toni Kroos, ka kritikuar ashpër kombëtaren e Gjermanisë pas eliminimit nga Paraguai në Botëror. Duke folur në podcastin e tij, ish-mesfushori i Real Madridit tha se problemi kryesor i ekipit është mungesa e lojtarëve që bëjnë diferencën në momentet vendimtare.
Kroos: “Aktualisht nuk kemi asnjë lojtar të klasit botëror. Kemi futbollistë me potencial për t'u bërë të tillë, por kjo nuk do të thotë se janë tashmë të klasit botëror.”
Kroos: “Lojtarët e klasit botëror po vendosin ndeshjet e këtij Botërori dhe po kryesojnë listën e golashënuesve. Ne nuk kemi asnjë të tillë dhe duhet ta pranojmë këtë.”
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 theksoi gjithashtu se skuadra aktuale nuk ka më aftësinë për të ngritur nivelin në ndeshjet e mëdha.Kroos u dallua gjatë gjithë karrierës për inteligjencën taktike, pasimet e sakta, qetësinë me topin dhe lidershipin në fushë. Pikërisht për shkak të suksesit dhe përvojës së tij në nivelet më të larta të futbollit, kritikat e tij ndaj kombëtares gjermane kanë ngjallur debat të madh në opinionin sportiv.