​Epërsi e sigurt për Llapin pas 45 minutave të para
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Epërsi e sigurt për Llapin pas 45 minutave të para
stadiumi drenas
06/06/2026 - 16:53
Linku u kopjua

Pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Dinamo Ferizaj e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas që ka nisur në orën 16:00, ka përfunduar.

Llapi ka nisur furishëm përballjen ndaj Dinamos, duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të me golin e Ademit. Skuadra nga Podujeva nuk është ndalur me kaq dhe ka arritur ta dyfishojë avantazhin, pasi Hyseni realizoi nga penalltia. Kur u zhvillua minuta e 23-të e ndeshjes, rezultati ishte 0-2 në favor të Llapit, që po dominon takimin në këtë fazë të hershme

Ndërkohë, Llapi e mbylli sezonin në elitë në pozitën e tetë me 49 pikë, pozitë kjo që e dërgon në barazh për mbijetesë derisa Dinamo arriti në këtë fazë pasi eliminoi Lirinë në barazhin e Ligës së Parë dhe tani synon promovimin në Superligë. 

Pjesa e dytë pritet të jetë mjaft e fortë, pasi të dy skuadrat kanë objektiva jetike Llapi kërkon të ruajë statusin në elitë, ndërsa Dinamo synon një ngjitje historike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026