Van Dijk vulos derbin në minutat e fundit kundër Everton
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Van Dijk vulos derbin në minutat e fundit kundër Everton
New Project - 2026-04-19T141446.947
19/04/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Derbi i Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit ka prodhuar një spektakël të vërtetë dhe dramë deri në frymën e fundit, ku "The Reds" arritën të rrëmbejnë një fitore jetike 1-2 në minutat shtesë.

Ndeshja nisi me avantazhin e Liverpoolit falë golit të Mohamed Salah në minutën e 29-të, por Evertoni reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Beto në minutën e 54-t.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, kapiteni Virgil van Dijk u shfaq si hero në minutën e 90+10-të, duke goditur saktë me kokë pas një goditjeje këndi për të dërguar tifozët mysafirë në ekstazë.

jo fitore jo vetëm që i jep Liverpoolit prestigjin e derbit, por i mban ata fuqishëm në garë për një vend në Champions League, ndërsa lë Evertonin me shijen e hidhur të një humbjeje që erdhi pas një beteje tejet intensive dhe me shumë dëmtime e ndërhyrje të VAR-it.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026