​Duka zbulon prapaskenën: Si dështoi emërimi i Besnik Hasit në krye të Shqipërisë?
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Duka zbulon prapaskenën: Si dështoi emërimi i Besnik Hasit në krye të Shqipërisë?
duka
17/04/2026 - 13:53
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e një prej vendimeve më të rëndësishme për stolin e Kombëtares Shqiptare, duke treguar se trajneri Besnik Hasi ka qenë shumë pranë marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar.

Sipas Dukës, marrëveshja mes palëve ishte në fazën finale, por Hasi është tërhequr në momentet e fundit pasi iu ofrua mundësia të drejtonte klubin belg Anderlecht. Ai theksoi se Federata kishte konsideruar seriozisht një trajner shqiptar për Kombëtaren dhe se kjo mbetet gjithmonë një opsion i hapur për të ardhmen.

“Kam ofruar realisht të paktën një herë për postin e trajnerit, drejtuesit të ekipit kombëtar një trajneri shqiptar, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit, kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq sepse iu ofruan që të ishte trajner i Anderlecht-it. Më pas, në të gjitha rastet, pa dyshim që e kam menduar, pa dyshim që përsëri e mendoj, kshtu që do të shohim. I kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse ka vullnet, energji dhe dëshirë për të vazhduar. Përveç vullnetit, dëshirës dhe energjisë, janë edhe kushtet, që nëse i kënaqin palët. Kjo gjë, po e përsëris, do të ndodhë para se të zhvillohen ndeshjet miqësore të qershorit” – tha Armando Duka.

Kjo deklaratë erdhi nga një konferencë me bashkëbisedim me gazetarët, ku Duka ka folur për procesin e përzgjedhjes së trajnerëve dhe planet e ardhshme të Kombëtares, përfshirë edhe periudhat para ndeshjeve miqësore të qershorit.

Sipas tij, vendimmarrja për stolin e Kombëtares pritet të marrë një drejtim përfundimtar para ndeshjeve të muajit qershor.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026