Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrë së Presidentes së Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një vizitë të veçantë te Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave, në prag të garave evropiane të kësaj vere.
Haxhiu u prit nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, së bashku me shtabin teknik të përfaqësueses, të cilët janë duke punuar intensvisht për përgatitjet e kampionatit evropian.
Dardanet do të garojnë nga 23 deri më 28 qershor, me synimin për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Në fjalën e saj, Haxhiu premtoi përkrahje të plotë institucionale për ekipin, duke i inkurajuar basketbollistet që të japin maksimumin në këtë garë të rëndësishme.Në fund të vizitës, kryetari Fetahu i dhuroi ushtrueses së detyrës së Presidentes një top të nënshkruar nga lojëtaret e kombëtares dhe një fanellë simbolike me numrin 5.
KosovaPress